Kriza në Itali/ Draghi dha dorëheqjen, presidenti italian shpërndan dhomat e parlamentit

schedule18:00 - 21 Korrik, 2022

schedule 18:00 - 21 Korrik, 2022

Presidenti italian Sergio Mattarella, pasi dëgjoi kryetarët e dy degëve të Parlamentit, nënshkroi sot dekretin për shpërndarjen e Senatit dhe Dhomës.

“Shpresoj që pavarësisht fushatës intensive elektorale të ketë një kontribut konstruktiv nga të gjithë në interes të Italisë”, tha Mattarella.

“Qeveria ka kufizime në aktivitetin e saj, por ka mjetet për të operuar në këto muaj para ardhjes së ekzekutivit të ri. Nuk ka asnjë ndërprerje të mundshme në momentin që po kalojmë, kostot e energjisë kanë pasoja për familjet dhe bizneset, vështirësitë ekonomike, ka shumë formalitete për t’u mbyllur në interes të Italisë”.

Kështu, Italia pritet që më 25 shtator të mbajë zgjedhjet e parakohshme. Kujtojmë se kryeministri italian Mario Draghi ka rikonfirmuar ditën e sotme, dorëheqjen te Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella.

Takimi Mattarella-Draghi ka qenë procedural dhe ka zgjatur më pak se 40 minuta. Gjatë ditës do të vijojnë takimet mes presidentit Mattarella dhe kryetarëve të parlamentit dhe senatit për të zbatuar procedurat e nevojshme.

Italia po përgatitet për diçka jashtëzakonisht të rrallë në historinë politike të vendit, përkatësisht një fushatë elektorale në mes të verës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!