Kriza e sigurisë në Haiti ka arritur përmasa “kataklizmike”, me 1,554 vrasje vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024, tha OKB të enjten, duke shtuar se “kufijtë poroz” të vendit më të varfër në hemisferën perëndimore lehtësojnë furnizimin e bandave me armë dhe municione.
“Është tronditëse të vërehet se pavarësisht tmerrit të situatës në terren, armët vazhdojnë të derdhen në vend me bollëk. Bëj thirrje që embargoja e armëve të zbatohet në mënyrë më efektive”, nënvizoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në një raport të ri.
Haiti, tashmë i përballur me një krizë të thellë politike dhe të sigurisë, ka përjetuar që nga fillimi i muajit një përshkallëzim të shpejtë të sulmeve nga bandat, të cilat bashkuan forcat dhe synonin vendndodhje strategjike në kryeqytet, duke thënë se qëllimi i tyre ishte të përmbysnin kryeministrin de Ariel Henri.
I kontestuar gjithnjë e më shumë, ky i fundit nuk mundi të kthehej në vendin e tij pas një udhëtimi në Kenia. Më në fund ai pranoi të jepte dorëheqjen më 11 mars./abcnews.al