Situata në Bolivi vazhdon të jetë e tensionuar ku për pasojë një 20 vjeçar ka mbetur i vrarë gjatë përplasjeve mes mbështetësve të ish-presidentit Evo Morales dhe forcave të policisë. Sipas mediave, pas dorëheqjes së Morales të dielën, konfliktet mes grupimeve pro dhe kundër tij janë intensifikuar.
Të mbyllur në shtëpi nga frika e një vale të re dhune, kështu e përshkruajnë situatën mediat në Bolivi, në një kohë që me mijëra protestues kundërshtojnë largimin e ish-presidentit Evo Morales, i cili ka marrë azil politik në Meksikë. Gjenerali Uilliam Kaliman, krye komandanti i ushtrisë deklaroi se kanë nisur operacione të përbashkëta me policinë për të ndaluar grupe vandalësh që po terrorizojnë popullin. Sipas mediave, pas dorëheqjes së Morales të dielën, konfliktet mes grupimeve pro dhe kundër tij janë intensifikuar. Për të mbushur boshllëkun politik nuk mjaftuan deklaratat e zv/ presidentes së senatit Zhanin Anez. 52- vjeçarja, anëtare e partisë konservatore Lëvizja demokratike sociale, mblodhi deputetët për të diskutuar hapat që duhen ndërmarrë pas dorëheqjes së Morales, zëvendësit të tij dhe presidentit të senatit.
Ndërkohë një 20 vjeçar është vrarë me armë zjarri gjatë përplasjeve mes mbështetësve të ish presidentit Evo Morales dhe policis. Mjekët konfirmuan për mediat se 20-vjeçari ishte qëlluar në kokë./abcnews.al