Kriza në Bjellorusi, Putin: Trupat ruse të përgatitura për të ndërhyrë nëse duhet

schedule22:41 - 27 Gusht, 2020

schedule 22:41 - 27 Gusht, 2020

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vlerësuar reagimin e Minskut në lidhje me protestat që kanë përfshirë vendin pas zgjedhjeve presidenciale.

Ai është shprehur se Kremlini është më “neutral” për krizën në Bjellorusi, sesa Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Evropian.

“Sipas mendimit tim, sjellja jonë në lidhje me ngjarjet në Bjellorusi është shumë më e rezervuar dhe neutrale se ajo e vendeve të tjera, evropianëve dhe amerikanëve”, tha lideri rus në një intervistë për kanalin televiziv shtetëror Rossia-24, më 27 gusht.

“Sidoqoftë, ne nuk jemi indiferentë ndaj asaj që po ndodh atje”, shtoi ai duke përmendur lidhjet e ngushta etnike dhe gjuhësore dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy shteteve.

Putini gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve bjelloruse dhe opozitës që të gjejnë një zgjidhje politike të krizës.

Po ashtu, presidenti rus deklaroi se një kontigjent i forcave të sigurisë ruse është i përgatitur për t’u vendosur në Bjellorusi në rast të “plaçkitjes” nga demonstruesit që pretendojnë se votimet ishin të manipuluara në favor të Lukashenkas. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!