Kriza në Bjellorusi, Macron premton ndërmjetësimin e OSBE-së

schedule09:49 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:49 - 30 Shtator, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua përballë lideres së opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, të martën se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje të krizës politike në Bjellorusi, duke i bërë thirrje Rusisë të ushtrojë presion mbi Lukashenko.

Takimi, i organizuar me dyer të mbyllura në hotelin në Vilnius, zgjati gati 35 minuta. Svetlana Tikhanovskaïa, e cila kishte shprehur ditët e fundit dëshirën për të parë Francën bëri thirrje për krijimin e një ndërmjetësimi ndërkombëtar në të cilin Franca, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Gjermania mund të luanin një rol aktiv, shkruan abcnews.al.

Svetlana Tikhanovskaya ka njoftuar gjithashtu se do të mbajë një fjalim para Parlamentit francez. “Ne morëm një ftesë për të folur para Parlamentit francez dhe e pranuam”, deklaroi ajo pas takimit të saj me Emmanuel Macron.

Mbrëmë, gjatë një konference për shtyp presidenti francez i kishte dhënë një përgjigje të paqartë thirrjes së tij për ndihmë. “Franca, e cila është gjithmonë në krah të luftëtarëve të lirisë (…), do të bëjë gjithçka që mundet që të shfaqet një ndërmjetësim”, deklaroi ai, përpara se të specifikonte se ai favorizonte bisedimet e zhvilluara nën patronazhin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), shkruan abcnews.al.

Sipas Emmanuel Macron, Vladimir Putin e mbështet parimin e një ndërmjetësimi të tillë të udhëhequr nga OSBE. Por presidenti rus deri më tani ka treguar pak gatishmëri për të bërë presion ndaj Alexander Lukashenko, i cili refuzon të përfshihet në diskutime.

Svetlana Tikhanovskaya konsideron se presidenti në largim po përpiqet të blejë kohë dhe ka frikë se situata në Minsk do të ngecet nëse një përparim politik nuk ndodh shpejt. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!