“Nëse nuk vijmë në punë, këto foshnja do të vdesin, si mund t’i braktisim?”
Këto janë fjalët e Nasreen, pastrueses në Spitalin e Fëmijëve “Indira Gandhi” në Kabul, e cila ndonëse nuk paguhet shkon në punë duke u kujdesur për njerëz të dëshpëruar që pasi vendi ra në duart e talebanëve.
Asnjë nga stafi i kujdesit shëndetësor publik të Afganistanit nuk është paguar që kur qeveria ra dhe ndihma e huaj u ndal. Pavarësisht gjithçkaje, ata ende shkojnë në punë duke bërë shumë sakrifica.
Nasreen thotë se nuk mund të përballojë transportin, kështu që ajo ecën për në punë me orë të tëra, duke u kthyer përsëri pas një turni 12 orësh.
Kombet e Bashkuara thonë se pothuajse 23 milionë afganë po përballen me urinë. 95% e njerëzve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.
“Kam punuar në furrat e tullave,” më thotë një burrë ndërsa priste rrugëve për ndonjë punë. “Atëherë rroga ime ishte 270 dollarë në muaj. Tani nuk mund të bëj 22 dollarë në muaj. Unë nuk shoh të ardhme, familjet e varfra nuk kanë të ardhme”, më thotë ai në reportazhin e gazetares së BBC-së, Yalda Hakim e cila ka lindur në Afganistan.
Të katër fëmijët e tij janë të sëmurë në shtëpi dhe ai nuk ka para për ilaçe. Shumica pajtohen se zgjidhja e këtij problemi do të vijë nga financimi ndërkombëtar. be.k/abcnews.al

