Kriza financiare i ka goditur rëndë klubet e Serie A, aq sa është bërë shumë e vështirë që edhe lojtarët të paguhen rregullisht, diçka e pamenduar më parë në të tilla nivele.
Edhe Juventusi, klubi më i pasur aktualisht në Itali ka hyrë në krizë. Nga Italia raportojnë se bardhezinjtë kanë kërkuar ndihmë te lojtarët për të zbutur vështirësitë financiare.
Mësohet se drejtuesit i kanë kërkuar lojtarëve të pranojnë shtyrjen e pagave të 4 muajve të fillimit të sezonit 2020-21. Drejtuesit fatmirësisht kanë gjetur miratimin e lojtarëve. /abcnews.al