Kriza humanitare, të gjithë spitalet në Gaza pa karburant

schedule13:58 - 23 Tetor, 2023

schedule 13:58 - 23 Tetor, 2023

Situata dramatike është shpalosur në spitalet e Gazës, ku sipas një deklaratë të Hamas spitalet në rajon kanë mbetur pa karburant. Organizata palestineze ka bërë thirrje për një korridor të përhershëm në zonë për të shmangur një “katastrofë humanitare”.

“Rrethimi i vazhdueshëm ka dëmtuar nevojat humanitare dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha të ushqimit dhe ilaçeve. Për të mos thënë që të gjithë spitalet në Rripin e Gazës kanë mbetur pa karburant”, thuhet në deklaratë.

Hamasi kritikoi sasinë e kufizuar të ndihmave që arrinin në Gaza dhe u bëri thirrje vendeve arabe dhe islamike, si dhe Kombeve të Bashkuara, të “rrisin përpjekjet” për të hapur një korridor humanitar në baza të përhershme.

“Rripi i Gazës nuk ka pësuar gjë tjetër veç gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, të cilat nëse vazhdojnë, do të jenë një turp absolut për njerëzimin ”, thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!