Kriza financiare e Interit, zbulohet oferta e fundit e BC Partners

schedule12:31 - 4 Shkurt, 2021

schedule 12:31 - 4 Shkurt, 2021

Në javët e fundit është folur shumë për shitjen e aksioneve të klubit të Interit, pasi pronarët aktualë po kërkojnë investitorë të rinj. BC Partners ka qenë në qendër të vëmendjes dhe mesa duket ata e kanë bërë lëvizjen e tyre.

Sipas raportimit të “Il Sole 24 Ore”, oferta për aksionet e klubit zikaltër është dërguar në orët e fundit dhe tashmë pritet përgjigjja e Suning Group. Pas prishjes së negociatave nga gjiganti Nanking ditën e hënë, logjikisht përgjigjja e kinezëve pritet të jetë jo, por nuk duhet të habitemi edhe nëse ata pranojnë për shkak të borxheve që kanë.

BC Partners mendohet të kenë ofruar plot 750 milionë euro, ku në të përfshihen dhe borxhet e klubit (400-450 milionë euro). Mësohet se në këtë ofertë do të përfshihen dhe garancia me Goldman Sachs. Megjithatë, Suning Group janë në bisedime dhe me investitorë të tjerë, si grupi amerikan Fortress, Arctos Sport Partners dhe fondi skandinav EQT. /abcnews.al