Kriza energjitike po “prish” atmosferën e festave të fundvitit

schedule22:52 - 26 Nëntor, 2022

schedule 22:52 - 26 Nëntor, 2022

Kriza energjitike ka ndikuar edhe atmosferën e festave të fundvitit.

Ndërsa vitet e tjera të gjitha qytetet e mëdha evropiane vezullonin nga dritat dhe zbukurimet e festave, këtë vit realiteti është krejt ndryshe, me drita dhe zbukurime të kufizuara.

Si për shembull në Verona,, janë vendosur stola prej druri ku qytetarët mund të shijojnë verën e ngrohtë dhe të bëjnë pazaret e tyre, por dritat e ndezura të festave që dekoruan rrugët këtë vit nuk janë vendosur ende, pasi autoritete janë shumë skeptik për vendosjen e tyre.

Zyrtarët nuk kanë vendosur ende se si do të bëhet dekorimi pasi pasojat e luftës në Ukrainë kanë prekur thellë ekonominë. E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetet e tjera evropiane.

Në Spanjë, biznesmenët thonë se nëse dritat nuk ndizen, Krishtlindjet “do të fiken”. Siç theksojnë ata, fakti që pandemia ka reduktuar lëvizjen e tregut ngre shqetësime për ditën në vazhdim.

Sipas tyre dekorimet sjellin klientë teksa qytetarët shëtisin dhe blejnë.

Biznesmenët theksojnë se është e nevojshme të lëvizet tregu, sidomos këtë vit, në mënyrë që ekonomia të mos bjerë në kolaps. Edhe në Strasburg, këtë vit, pema qendrore e tregut të famshëm të Krishtlindjeve, ka më pak drita.

Qyteti francez, i cili tërheq 2 milionë vizitorë çdo vit, kërkon të ulë konsumin e energjisë me 10%.

Në Paris, një nga destinacionet më të preferuara për pushime, dritat ndizen me orar.

Në Champs-Élysées, dritat ndizen vetëm deri në orën 23:45 dhe jo deri në orën 2 të mëngjesit, siç ka ndodhur vitet e kaluara./Abcnews.al/