Kriza energjetike, Xhepa: Presion ndaj bizneseve të mëdha për të dalë në treg të lirë

schedule15:48 - 11 Tetor, 2021

schedule 15:48 - 11 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile

Qeveria shqiptare ka venë në dispozicion të kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike 200 milion euro për të siguruar importin e energjisë në muajt e ardhshëm.Por ekspertët theksojnë se kjo vlerë është e ekzagjeruar pasi   nevojat e vendit për import energjie janë më të vogla.

“Është edhe e ekzagjeruar duke parë ritmin e mesatareve të importeve të Shqipërinë. 200 milion euro më duket shumë. Presioni më i madh duhet të jetë mbi menaxhimin e humbjeve,” thotë Selami Xhepa.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë për familjet dhe bizneset e vogla.Por ekspertët sqarojnë se qeveria synon ndryshim të tarifave për biznesin e madh.Ky fakt pritet të detyrojë bizneset e mëdha që të dalin në treg të liberalizuar për të siguruar energjinë elektrike.

Një zgjidhje për  të plotësuar nevojat e vendit me energji sipas ekspertëve është shtimi i   burimeve të energjisë në vend.

Kriza energjetike po ndjehet tashmë në shumë vende të botës kjo për faktin se synohet që të kalohet  në prodhimin e energjisë së pastër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!