Plani i masave të ndërmarra për krizën energjetike sipas Sherefedin Shehut tregon se kryeministri Rama dha një alarm fals. Ish-deputeti i PD-së i ftuar në “ABC-Live” tha se Rama nuk prezantoi një plan masash ndërkohë që qytetarët po e prisnin një të tillë.
“Këto pika nuk zgjidhin asgjë. Rama u nxitua me deklaratën e parë që dha alarmin dhe nga ana tjetër tha se nuk ishte gati me çfarë do të bënte. Nëse u garanton mosrritje çmimesh atëherë qytetarët skanë nevojë për mbrojtje. Qytetarët prisnimin një plan masash të Ramës, sepse ky nuk është. Që të thuash plan masash duhet të rendisësh cilat janë efektet. Qytetarët prisnin dhe një plan masash për çmimet e shportës. Rama se konsideron fare krizën energjetike sepse me këto masa seë garanton energjinë, sepse po su rrit çmimi sduhen masa. Kush do ta baguajë borxhin? Ideja është të mos shkojmë ng borxhi në borxh. Çmimi i energjisë nuk përcaktohet lirisht në treg, energjia e shqipërisë është ujore dhe ska lidhje me gazin e rusisë. Smund të rri pa reaguar kur shoh gjëra të pasakta“, tha Shehu.
Drejtori i Postës Shqiptare Ervin Bushati ka deklaruar se kjo krizë vjen nga tregjet e jashtme të cilat u “tundën” nga COVID. Bushati shtoi se kriza energjetike nuk do të jetë e përkohshme.
“Sot në të gjithë vendet e botës po diskutohet po kjo temë. Energjia është problematike. Ajo që shohim se qeveria jonë ka bërë të njëjtën gjë si qeveria në Spanjë , Itali. Ka qenë i sinqertë për një problematikë. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që në ekonominë e tregut global si vendos qeveria çmimet. Ju thoni Rama bën çdo gjë gabim, po si fiton. Në Itali ka bërë të njëjtën gjë edhe kryeministri i Italisë. Energjia është një mall që tregtohet nga tregjet globale. Ka të bëjë politika e re e dekarbonizimit në botë, mbyllja e fabrikave të karbonit sidomos ata që funksionojnë me qymyr. Tregjet u tundën nga covid. Vendet për të mbrojtur vendet e veta kanë filluar të bëjnë një mbyllje. Kjo ka sjellë një tërmet. Pra vjen nga jashtë, çmimi nuk kontrollohet, por kontrollohen masat me të cilat ti ndihmon vendet në nevojë. Kjo nuk është një krizë e përkohshmë, ska kriza të përkohshme. Nuk ka krizë që ka ndodhur në mënyrë të palogjikshme. Spo flasim për diçka në Shqipëri, çmimet e energjisë vendosen nga tregu ndërkombëtar. As Biden as Putin as Merkel. Unë e lidha me efektet post covid. Kriza nuk është afatshkurtër”, tha Bushati.
Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se kriza është papërgjegjshmëri.
“Ku i gjen paratë e borxhit qeveria. Në thelb kriza është e papërgjegjshmërisë dhe krizë kredibiliteti. Shqipëria nuk importonte dot dikur energji edhe po të kishte lekë. U bë projekti me Greqinë me mlin e zi, të hapen letrat e armo papers dhe ata që e kanë vjedhur të mbajnë përgjegjësi penale. 45% e kostos në ujësjellësin e Tiranës janë kosto pune. Të bëjë rikonstruktim në buxhet. Ka krizë uji, ekonomie…”, tha Malaj.
Për ish zv/ministri i Ekonomisë Elton Haxhi kriza nuk vjen si pasojë e krizës ndërkombëtare por si pasojë e asaj të brendshme.
“Unë nuk thashë që rritja e çmimeve sdo sjellë probleme thashë që duhet thënë se rritja e çimit nuk vjen si pasojë e krizës ndërkombëtare, por si pasojë e brendshme. A është abuzim apo jo se gjykojmë dot. Rritja ne çmimit që nënkuptohet nga këto masa svjen vetëm si rrjedhojë e rritjes së çmimeve ndërkombëtare por edhe si pasojë e mosefiçencës që kemi ne. Nuk kam ardhur të bëj analizë financiare as të ujësjellësit”, shtoi ai.
Disa ditë më parë qveria shqiptare ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka hartuar një plan që është prezantuar nga kryeministri Rama. Shqipëria nuk do të përjetojë një rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do të ketë ndërprerje të dritave. Kjo ishte një nga pikat e planit për të mbrojtur konsumatorin. Për përballimin e kësaj krize, që faza agresive pritet të jetë deri në 6 mujorin e vitit tjetër, qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 200 mln euro, 100 prej të cilave do të shkojnë për OSHEE dhe 100 mln euro të tjera për zbatimin e 2 pikave të tjera të planit, pra mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit.
Plani i qeverisë për krizën energjetike:
1.Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
2.Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
3.Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy./be.k/Abcnews.al