Kriza ekonomike në Itali, futbollistëve të Serie A u bëhet një kërkesë

schedule11:40 - 21 Mars, 2020

schedule 11:40 - 21 Mars, 2020

Situata në Itali vazhdon të përkeqësohet. Në vendin fqinj vazhdon të rritet numri i të vdekurëve, përpos masave të marra nga qeveria. Edhe kampionati është pezulluar, ndërkohë që ditët e fundit po disktutohet se kur do të rifillojë.

Duke marë parasysh se këtë muaj nuk do të këtë asnjë aktivitet, parashikohet se klubet e Seria A mund të humbasin diku te 800 milionë €. Federata Italiane ka pasur një bisedim me të gjithë klubet dhe i ka kërkuar që të bien në kompromis me lojtarët për sa i përket rrogave. Ideja është që ata të falin një pagë, për t’i lehtësuar klubet.

Disa klube kanë kërkuar rifillimin e stërvitjes, ku është ekipi i Lazios ai që kërkon të rinisë stërvitjen të hënën. Në mediat italiane flitet se Seria A do të rinisë në 10 maj dhe do të përfundojë në 30 qershor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!