Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza e Varane, agjenti i Benzema: Ndeshja e Champions e ndryshoi tërësisht

schedule17:56 - 9 Nëntor, 2020

schedule 17:56 - 9 Nëntor, 2020

Në vitin 2018 ishte një lojtar që i kishte të gjitha kartat në rregull për të fituar Topin e Artë. Flasim për Raphael Varane, i cili dy vite më parë fitoi Champions League me Real Madrid dhe Kupën e Botës me Francën.

Paraqitje fantastike në fushën e blertë dhe saktësi e elegancë në repartin defensiv. Gjithsesi, sezonin e kaluar nisën problemet e qendërmbrojtësit të Real Madrid.

27-vjeçari ka treguar se nuk mund të bëjë rolin e liderit dhe mungesa e Sergio Ramos e kufizon plotësisht. Varane kreu dy gafa në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8 të Champions League të sezonit të kaluar.

Real Madrid kishte humbur 1-2 sfidën e parë me Manchester City dhe ekipi i Pep Guardiolës fitoi me të njëjtin rezultat në kthim, kjo falë dy gabimeve të lojtarit francez, me “Cityzens” që siguruan kualifikimin.

Varane ka humbur vetëbesimin që në ndeshjen me Manchester Cityn“, deklaron Karim Djaziri, agjenti i sulmuesit Benzema. Edhe sezoni i ri ka nisur keq për lojtarin e Zidane, i cili ka shënuar dy autogola; kundër Shakhtar në Champions dhe me Valencian në La Liga mbrëmjen e kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!