Kriza e ujit në Bullgari, qeveria akuzohet për keqmenaxhim të qëllimshëm

schedule13:58 - 22 Janar, 2020

schedule 13:58 - 22 Janar, 2020

Kriza e ujit që ka përfshirë prej javësh qytetin e Pernik në Bullgari, ka bërë që qeveria e vendit të përballet me mocionin votëbesimit në parlamentin e vendit.

Mocioni u propozua nga Partia Socialiste kundër qeverisë së kryeministrit Boiko Borisov. Ministri për Zhvillim, Nemo Dimov u arrestua dhe më pas u la i lirë në fillim të këtij muaji. Ai akuzohet për keqmenaxhim të qëllimshëm dhe dyshohet se ka lejuar që uji për qytetin Pernik të përdoret për industrinë. Kriza e ujit nisi në muajin nëntor dhe nuk do të përfundojë deri në muajin prill.

Banorët në Pernik e kanë shumë të vështirë të sigurojnë ujin që iu duhet për përditshmërinë. Shumë prej tyre protestojnë prej javësh. Kryebashkiaku i qytetit e quajti të pafalshëm faktin që rezervat e qytetit të përdoren për qëllime industriale. Kjo sepse sipas tij prioritet duhet të jenë qytetarët. Ndërkohë fabrika e hekurit e përfshirë në këtë akuzë nuk ka pranuar të japë deklaratë për mediat./abcnews.al