Vazhdon ecuria negative e Tottenham në kampionat. Ekipi i Jose Mourinhos humbi 2-1 përballë West Ham, duke regjistruar disfatën e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier.
Zona Champions është 9 pikë larg, teksa “Special One”, i njohur për deklaratat e tij pikante, tenton të karikojë lojtarët e skuadrës së tij.
“Grupi quhet në krizë kur nuk punon në mënyrë kompakte për kërkimin e rezultatit pozitiv. Ecurinë tonë nuk do e quaja krizë, thjesht një varg rezultatesh negative.
Nuk mund të fshihemi, po humbasim shumë ndeshje,por i bindur që do e marrim veten. Ka raste kur rezultatet ndikohen nga një sërë faktorësh.
Ne do e marrim veten, e dini pse? Sepse metoda e punës e imja dhe e stafit tim teknik nuk është inferiore ndaj askujt“, thekson trajneri portugez. /abcnews.al