Kriza e Rinasit: Lirohet pas 6 orësh marrje në pyetje Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil

schedule08:54 - 9 Prill, 2021

schedule 08:54 - 9 Prill, 2021

Është liruar pas gjashtë orësh Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil, i cili u shoqërua mbrëmjen e së enjtes lidhur me krizën e Rinasit. Sulaj u shoqërua të enjten pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat telefonike të kontrollorëve ajrorë që u shoqëruan.

Abcnews.al mëson se ai ka thënë në polici se nuk është për ndërprerje të punës por për dialog mes palëve.

Lexo edhe: Kush është “Leshko” që Rama sulmon Metën, ish-drejtori i Aviacionit Civil që u shoqërua në polici

Petrit Sulaj ka ushtruar postin e drejtorit të Albcontrol gjatë periudhës kur Ilir Meta ishte në qeveri me Sali Berishën. Ai është lakuar së fundmi edhe nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit ka akuzuar presidentin Meta për ngërçin që u krijua në kullën e vrojtimit.

Kryeministri i është referuar Sulajt si “Leshko” pseudonim me të cilin e njohin miqtë. Kreu i qeverisë ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin duke i thënë se “fsheh dorën me Leshkon”. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!