Manchester United nuk është në momentin më të mirë të historisë. Rezultatet në këtë sezon gjithmonë kanë pasur luhatje dhe tifozët nuk janë të kënaqur nga ekipi i tyre i zemrës. Zgjidhjen për të dalë nga kriza e ka menduar pikërisht trajneri, Ole Solskjaer.
Tekniku norvegjez ka vendosur të ftojë në një nga seancat stërvitore Tyson Furyn. Anglezi u shpall kampion bote në WBC ditën e diel, ku mposhti rivalin amerikan Deontay Wilder. Solskjaer e ka ftuar boksierin të mbajë një fjalim përpara lojtarëve për t’i motivuar ata. Fury nuk do të jetë personi i parë që ftohet nga trajneri i “Djajve të Kuq”.
Ai ka ftuar më parë dhe legjendën e klubit, Alex Ferguson. Skocezi e vizitoi ekipin në muajin tetor, përpara ndeshjes me Liverpool, e cila është ndeshja e vetme e të besuarve të Klopp që nuk e kanë fituar. Një i ftuar tjetër është ish-shoku i tij i ekipit, Roy Keane. Pas fjalimit të tij, United arriti fitoren në derbi madje dhe në “Etihad Stadium”. Mesa duket lojtarët kanë nevojë për më shumë motivim dhe trajneri tashmë e di zgjidhjen. /abcnews.al