Kriza e rezultateve, klubi i Serie A shkarkon zyrtarisht trajnerin

schedule13:20 - 3 Mars, 2020

schedule 13:20 - 3 Mars, 2020

Cagliari e nisi mirë sezonin, por periudhën e fundit munguan rezultatet dhe klubi nga Sardenja u përfshi në një krizë. Të ndodhur para një situatë të tillë, drejtuesit e klubit e kanë parë të arsyeshme që të shkarkojnë trajnerin, Rolando Maran, i cili ishte në krye të ekipit që në qershor të vitit 2018. Së bashku me të largohet edhe pjesa tjetër e stafit teknik.

Klubi i Cagliari komunikon se ka shkarkuar trajnerin Rolando Maran nga të qenurit trajner i ekipit të parë. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet e bashkëpunimit përfundojnë edhe me trajnerin e dytë, Christian Maraner, dhe analistin e ndeshjeve, Gianluca Maran.

Një falënderim i përzemërt për seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar që nga dita e tyre e parë në Sardenja”, shkruhet në komunikatën e bërë nga klubi i Cagliari, që në tre muaj e fundit ka pasur një ecuri negative. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!