Napoli nuk po arrin t’i japë fund krizës në kampionat. Ekipi i Ancelottit u mund 1-2 nga Bologna ditën e djeshme dhe diferenca me Interin kryesues ka shkuar 17 pikë. Gjobat e presidentit De Laurentiis nuk po japin efekt dhe klubi i është rikthyer sërish grumbullimeve.
Komunikata zyrtare e postuar në kanalin zyrtar tregon vendimin e marrë. Carlo Ancelotti ka vendosur të grumbullojnë skuadrën. Ndeshja e radhës zhvillohet të shtunën dhe nënkampionët e Italisë do të përballen me Udinesen në transfertë.
Ekipi ka nisur grumbullimin dhe do të gjithë do të qëndrojnë bashkë deri ditën e mërkurë. Napoli nuk fiton në kampionat prej 6 ndeshjesh dhe suksesi i fundit është regjistruar me datë 19 tetor kundër Veronës (2-0). /abcnews.al