Kriza e migrantëve në Europë po përkeqësohet gjatë pandemisë, reagimi shteteve ka qenë brutal

schedule15:05 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:05 - 28 Gusht, 2020

Nga Emma Reynolds, CNN

Në një vit të mbushur me tragjedi, brigjet e Europës po shohin disa nga skenat më të tmerrshme: trupat që shtrihen plazheve ndërsa familjet kërkojnë të largohen nga dëshpërimi për një vend të sigurt.

Koronavirusi ka detyruar vende si  Tunizia  të përballen me probleme serioze ekonomike dhe krizën e papunësisë, ndërsa vende të tjera si Libia po merren ende me efektet e luftës.

Kjo çoi në një rritje të numrit të migrantëve këtë vit në vendet si Italia dhe Malta, sipas të dhënave nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), shkruan abcnews.al

Mbërritja e migrantëve në  Europën Juglindore  janë kryesisht nga Siria, Maroku dhe Iraku. Por  përgjigja nga vendet europiane ka qenë brutale. Organizatat humanitare  kanë deklaruar se mbërritja e migrantëve në kufijtë e vendeve të tilla si Greqia, mungesa e  ekipeve të shpëtimit në detin Mesdhe dhe  karantina kanë krijuar sfida të mëdha.

 

Pikërisht kjo situatë vjen në një kohë kur lëvizja është bërë  më e vështirë dhe më e rrezikshme për shkak të  kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljes së rrugëve të transportit.

Javën e kaluar, një burrë u gjet i vdekur në plazhin Sangatte, afër Calais në Francën veriore. Ai dhe një shok i tij kishin provuar të kalonin Kanalin anglez, një nga korsitë më të ngarkuara të transportit në botë. Miku i tij tha që ai ishte vetëm 16 vjeç, por autoritetet franceze deklaruan  se letrat i përkisnin një migranti sudanez 28-vjeçar dhe autopsia ka treguar se ai në fakt i përkiste një moshe madhore, shkruan abcnews.al

Udhëtimet gjatë pandemisë

Pothuajse 4,900 njerëz kanë kaluar kufirin  që nga fillimi i izolimit, më shumë se dyfishi që mendohet se ka kaluar në vitin 2019, sipas të dhënave. Italia ka regjistruar 16,942 migrantë që kanë tentuar të kalojnë kufirin vitin 2020, krahasuar me 11,471 në 2019.

Ndërsa shifrat nuk kanë arritur kulmin e vitit 2015, kur vdekja e refugjatit sirian dy vjeçar Alan Kurdi shkaktoi zemërim global, rreziqet janë ende  të mëdha, shkruan abcnews.al

“Ne e dimë se kontrabandistët dhe trafikantët padyshim janë ndikuar nga pandemia dhe kufizimet që janë vendosur, tha zëdhënësi i UNHCR Charlie Yaxley për CNN.

“Ky është një shqetësim i madh për ne sepse do të thotë gjithashtu se refugjatët dhe migrantët po ndërmarrin rrugë gjithnjë e më të rrezikshme”.

Ai tha se migrantët po përballeshin me tortura, përdhunime dhe abuzime nga kontrabandistët, trafikantët, militantët, por edhe zyrtarët e shtetit. Yaxley tha se aktualisht nuk kishte anije shpëtimi në Mesdheun qendror, apo programe të BE-së, si vitet e kaluara, kështu që migrantët që largoheshin nga Libia me anije janë dërguar përsëri në Libi nga rojet bregdetare duke u dërguar në paraburgim, shkruan abcnews.al

Por përgjigjja nga vendet europiane ka qenë e ftohtë. Ligjvënësit në ishullin italian të Lampedusa, deklaruan se mbërritja e migrantëvë në plazhe po shkatërronte turizmin , sipas InfoMigrants.

Situatë ‘makthi’

Weiss tha se shpëtimi i migrantëve ishte bërë “një makth” gjatë bllokimit për shkak se vendet si Italia dhe Malta nuk lejuan ankorimin e varkave dhe nuk morën asnjë masë për migrantët, shkruan abcnews.al

Zyrtarët thonë se migrantët duhet të karantinoheshin për 14 ditë në  tragete, por disa prej tyre kanë qëndruar në anije të papërshtatshme ose çisterna nafte.  Migrantët që vuanin nga sëmundje të mëparshme janë dërguar në paraburgim në kushte çnjerëzore deri në gjashtë javë, tha Weiss.

Në korrik, 180 migrantë u evakuuan në Itali nga një anije. “Njerëzit janë të traumatizuar,” tha Weiss. ”

Ministrja e Brendshme e Italisë Luciana Lamorgese tha në një konferencë për shtyp në 15 gusht se familjet që përballeshin me krizë ekonomike në Tunizi “po largoheshin në kërkim të kushteve më të mira të jetesës”.

“Menaxhimi i fluksit të migrantëve ka qenë më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga Covid,” shtoi Lamorgese.

Greqia është akuzuar nga Turqia dhe organizatat të tjera përfshirë Human Rights Watch për dëbimin  e anijeve që transportonin qindra migrantë  në ujërat turke midis marsit dhe korrikut.

HRW tha që disa azilkërkues raportuan se ishin dërguar nga rojet bregdetare të ishujve Grek. Ministrat grekë i thanë Parlamentit Europian në korrik se raportet e zyrtarëve që përdorën dhunë dhe madje qëlluan mbi migrantët ishin “lajme të rreme”, duke nënvizuar rolin kryesor që vendi luan në “ruajtjen e kufijve të BE, gjithmonë duke respektuar të drejtat themelore”.

Përgjegjësia e Europës

Shumë kampe dhe qendra migrantësh përbëjnë një rrezik të madh për përhapjen e koronavirusit. Më 30 korrik, 129 migrantë rezultuan pozitivë me Covid-19 në një kamp në Treviso, në rajonin e Venetos të Italisë. Kampi me kapacitet prej 90 personash të Lampedusa aktualisht ka 1.300 banorë, sipas Weiss.

Pas largimit të më shumë se 200 migrantëve, nga një kamp në Siçili muajin e kaluar, guvernatori i rajonit Nello Musumeci paralajmëroi në një deklaratë se situata kishte dalë jashtë kontrollit duke thënë se “çështja e migrantëve është një çështje e rendit dhe shëndetit publik”.

Qeveria italiane pranoi të dërgonte ushtrinë në Siçili. Anijet e shpëtimit janë përballur me turma vigjilente në ishujt grekë në muajt e fundit. Cosse  tha për CNN se migrantët ishin karantinuar për muaj me radhë në kampe, shkruan abcnews.al

Rrjeti i Monitorimit kundër Dhunës Kufitare, ngriti shqetësime për militarizimin e kufijve. Ai tha se gjatë bllokimit, “pabarazia është rritur, duke kufizuar më shumë qasjen në azile, kujdesin shëndetësor, në akomodim dhe siguri.

Komisionerja Europiane Ylva Johansson tha se pretendimet për dhunë ndaj azilkërkuesve në të gjithë BE-në duhet të hetohen. “Ne nuk mund t’i mbrojmë kufijtë tanë duke shkelur të drejtat njerëzore,” tha ajo.

Yaxley tha se situata mund të menaxhohej, por duhej të kishte “solidaritet nga ana e BE-së me shtetet bregdetare mesdhetare, në mënyrë që të ketë një ndarje të përgjegjësive”.

“Duhet të kemi dhembshuri dhe të jemi njerëzore”./Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!