Komisioni Evropian ka kritikuar rëndë liderin autoritar të Bjellorusisë për çështjen e emigrantëve në kufi. Sipas KE, Lukashenko i joshi emigrantët me premtimin e rremë se do të hynin lehtë në BE, “si pjesë e një qasjeje çnjerëzore prej gangsteri.”
Të paktën 2,000 emigrantë janë tani në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.
“Pas mbërritjes ata po shtyhen në kufi dhe po detyrohen të bëjnë një hyrje të paligjshme në Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësi i Komisionit Peter Stano.
Udhëheqësi i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko mohon të ketë orkestruar problemin. Anëtarët e BE-së dhe NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia po shohin një rritje të numrit të njerëzve që po përpiqe të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit.
Shumë prej tyre janë të rinj, por përfshijnë gra dhe fëmijë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia. /abcnews.al/