Kriza e emigracionit, Meloni: Italia ka nevojë për mbështetje nga e gjithë Europa

schedule14:06 - 5 Tetor, 2023

schedule 14:06 - 5 Tetor, 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ku po mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian në Granada i është referuar sërish menaxhimit të krizës së emigracionit.

“Jam e kënaqur, jemi çdo gjë tjetër veçse të izoluar. Italia dëshiron, për Afrikën, një qasje që nuk është e natyrës paternaliste, por ne kemi nevojë për mbështetjen e gjithë Europës,” tha ajo.

Duke iu referuar mosmarrëveshjeve që kanë lindur ditët e fundit mes Italisë dhe Gjermanisë, Giorgia Meloni shtoi:

“Nesër do të takohem me kancelarin Scholz, ditët e fundit kemi biseduar me telefon.

Takimi i nesërm do të jetë një mundësi për të parë se si mund të bëjmë përparim veçanërisht në dimensionin e jashtëm. Italia votoi pro Paktit të Migracionit dhe Azilit sepse këto janë rregulla që ne i konsiderojmë më të mira se ato të mëparshmet, por propozimi italian nuk ka të bëjë me vazhdimin e debatit për akomodimin e atyre që hyjnë ilegalisht në Europë.

Ne jemi të interesuar të ndalojmë imigracionin e paligjshëm”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!