Kriza e çmimeve, mielli dhe vaji i lulediellit në Greqi shiten në sasi të kufizuara

schedule15:30 - 23 Mars, 2022

schedule 15:30 - 23 Mars, 2022

Shtrenjtimi i çmimit të karburantit dhe produkteve ushqimore ka bërë që zinxhirët ushqimorë të supermarketeve në Greqi të vendosin një tavan shitjeje për produketet si mielli dhe vaj i lulediellit, për të evituar mungesa të mundshme në këto artikuj.

Mediet greke shkruajnë se një praktike e tillë me shitje të kufizuar është ndjekur edhe më parë, me tregtarët që kanë marrë iniciativën të vendosnin një tavan në sasinë e shitjeve të këtyre produkteve për klient.

Lexo edhe:Ktheni mbrapsht çfarë keni vjedhur nga qytetarët!” Mitsotakis: Taksë ekstra për kompanitë hidrokarbure që përfituan nga kriza e çmimeve 

Qeveria greke ka kërkuar inventar të rezervave me miell, grurë dhe nënprodukteve të grurit nga supermarketet dhe marketet në vend brenda dy ditësh.
Nëse kompanitë nuk regjistrojnë inventarët e tyre ose paraqesin një deklaratë të pasaktë, gjobat janë:

•Sekuestrimi i produkteve të raportuara, në masën që nuk janë deklaruar ose janë deklaruar gabim dhe
•Gjobë administrative nga 1000 deri në 100000 euro.

Masa e jashtëzakonshme, siç karakterizohet nga qeveria greke ka të bëjë me kompanitë që ushtrojnë aktivitet në zinxhirin e prodhimit, importit, marketingut, shitjes, shpërndarjes, shpërndarjes dhe ruajtjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, me qëllim shmangien e abuzimeve me çmimet apo edhe shmangien e eksporteve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!