Kritiku i Putinit rëndë, miku i ngushtë: Shteti ka dorë, helmi nuk është marrë në farmaci

schedule19:28 - 28 Gusht, 2020

schedule 19:28 - 28 Gusht, 2020

Kreu i opozitës ruse, njëherësh kritiku më i ashpër i presidentit Vladimir Putin, Alexey Navalny prej ditësh po lufton me vdekjen në një spital në Berlin.

Navalny u sëmur rëndë teksa po udhëtonte me avion, ndërsa aleatët e tij dyshojnë se ai u helmua.

Mirëpo, miku dhe kolegu i tij, Leonid Volkov duket se e ka “paradjerë” për vite me radhë që diçka e keqe do t’i ndodhte, shkruan abcnews.al.

Kam pasur një makth, shumë herë zgjohem nga dikush duke më thirrur dhe duke thënë, Alexey u vra ose diçka shumë e keqe i ndodhi”, ka thënë Volkov në një intervistë me CNN.

“E kam përjetuar këtë makth të paktën 10 herë në jetën time”, shton ai.

Më tej ai ka hedhur hipotezën se helmimi nuk ndodhi për ta trembur, por për ta vrarë. Ai dyshon se shteti ka dorë në helmimin e Navalny-t pasi lënda helmuese që është përdorur nuk mund ta gjesh lehtë në ndonjë farmaci, por përdoret nga shtetet.

“Bazuar në informacionin që kam në këtë moment, unë besoj se është ose shtet ose pjesë e shtetit. Kështu që tani, ne nuk kemi një provë që Putini e urdhëroi atë. Kështu që mund të jenë disa nga Agjencitë qeveritare. Por niveli i organizimit, helmi që ata përdorën, nuk është diçka që mund të blehet në një farmaci”, thotë Volkov. /abcnews.al