Polonia i ka dhënë një vizë humanitare atletes bjelloruse Kristina Tsimanuskaya, e cila pritet të largohet nga Tokio për në Poloni gjatë ditëve në vijim, sipas zyrtarëve të qeverisë së Varshavës.
Sipas zyrtarit polak, Tsimanuskaya “do të udhëtojë në Poloni gjatë ditëve të ardhshme”, duke shtuar se “qeveria japoneze ka shtuar masat e sigurisë në ambasadën polake”.
Atletja ka refuzuar të niset me avion drejt Bjellorusisë, pasi siç ka thënë ajo, është nisur me forcë nga ekipi i saj në aeroport, tani është e sigurt në Tokio, ka thënë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më 2 gusht.
Më herët, Tsimanouskaya, ka thënë përmes një video-mesazhi se nuk dëshiron të kthehet në Bjellorusi dhe i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar “të intervenojë”.
Nga ana tjetër, ambasada Bjelloruse në Tokio kërkoi informacion zyrtar nga autoritetet japoneze për rastin. “Më është bërë presion dhe ata janë duke tentuar të më largojnë me forcë nga shteti”, është cituar të ketë thënë ajo./abcnews.al