Kritikoi Federatën Turke për vazhdimin e kampionatit, John Obi Mikel e pëson

schedule19:57 - 17 Mars, 2020

schedule 19:57 - 17 Mars, 2020

Mesfushori i njohur nigerian, John Obi Mikel, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës turke të Trabzonspor, pasi pak çaste më parë, u zyrtarizua prishja e kontratës me konsensus. Ky divorc, ishte deri diku dhe i pritshëm, për shkak të komenteve të bëra në rrjetet sociale nga ish-mesfushori i Chelsea.

Mikel kritikoi Federatën Turke të Futbollit për vazhdimin e kampionatit, duke mos u ruajtur aspak nga një përhapje e mundshme mes lojtarëve të Koronavirusit. Këto komente, nuk janë pritur mirë nga klubi i Trabzonspor, që i ka ndërprerë kontratën mesfushorit. Tashmë, John Obi Mikel është lojtar i lirë…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!