Kritikoi familjen mbretërore tajlandeze, gruaja dënohet me 43 vite burg

schedule20:08 - 19 Janar, 2021

schedule 20:08 - 19 Janar, 2021

Një gjykatë tajlandeze dënoi sot një grua, me 43 vjet burg pasi kritikoi familjen mbretërore përmes rrjeteve sociale.

Sipas Reuters, ky është dënimi më i gjatë me burg për fyerjen e monarkisë së shtetit të Tajlandës.

Anchan Prelert pranoi se ajo ishte fajtore për shkelje të 29 ligjeve, pasi bëri komente dhe publikoi video kundër familjes mbretërore në YouTube dhe Facebook në periudhën midis viteve 2014 dhe 2015.

Ajo u dënua së pari me 87 vjet burg, por pasi e pranoi fajin, gjykata ia përgjysmoi dënimin.

Ky dënim u krijua fillimisht pasi disa të rinj kritikuan haptazi monarkinë përmes protestave, duke rrezikuar dënimin për shkak të ligjit të rreptë, i cili ndalon fyerjen e familjes mbretërore dhe që parashikon një dënim deri në 15 vjet për çdo shkelje të ligjit.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!