Kritikohet për peshën, Fifi reagon sërish: Zoti ju dhëntë dashuri, në vend të vrerit

schedule14:14 - 15 Shtator, 2020

schedule 14:14 - 15 Shtator, 2020

Pas rënies drastike në peshë, Filloreta Raçi është është vënë shpesh në qendër të kritikave. Megjithëse, këngëtarja ka sqaruar arsyet që çuan në humbjen e peshës, një mesazh që ka marrë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, e ka bërë atë të reagojë sërish publikisht.

Fifi unë të kam vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë. Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë, autorja e hitit “Pa Gajle” ka vendosur t’ju përgjigjet njëherë e mirë të gjithë kritikuesve, ku shkruan se e ka dashur gjithmonë trupin e saj, në çfarëdo lloj forme, qoftë kur ka patur disa kilogramë më tepër apo tashmë që është dobësuar.

Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi”, thotë artistja. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!