Kritik i Hamasit, aktivisti dhunohet nga disa persona të maskuar në Gaza

schedule21:48 - 9 Korrik, 2024

schedule 21:48 - 9 Korrik, 2024

Një aktivist palestinez, i njohur për organizimin e protestave kundër Hamasit në Gaza, është dërguar në spital pas një sulmi nga një grup personash të maskuar. Amin Abed, 35 vjeç, u rrëmbye pranë shtëpisë së tij nga pesë sulmues pasditen e së hënës, të cilët ishin të armatosur me armë dhe hanxharë.

Pasi një grup kalimtarësh tentuan të ndërhynin, sulmuesit qëlluan në ajër dhe u thanë të qëndronin larg, duke pretenduar se ishin nga forcat e sigurisë të Hamasit.

“Unë nuk do të ndalem së përdoruri të drejtën time për të shprehur refuzimin tim për sulmin e 7 tetorit.”, tha aktivisti për BBC.
Abed konsiderohet një figurë popullore. Para luftës, ishte arrestuar disa herë për të folur kundër sundimit të Hamasit.

Mospajtimi publik kundër Hamasit është rritur në muajt e fundit teksa banorët e Gazës janë zemëruar me numrin e madh të viktimave të shkaktuara në enklavë që nga fillimi i luftës.

Më shumë se 38,240 njerëz janë vrarë, përfshirë 50 në ditën e kaluar, në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit, që kur Izraeli filloi ofensivën e tij pas sulmit të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!