Kristjan Asllani aktivizohet pak, por Inter nuk pendohet për performancën e shqiptarit dhe konsiderohet e ardhmja

schedule15:20 - 22 Janar, 2023

schedule 15:20 - 22 Janar, 2023

Një nga transferimet e goditura të Interit këtë sezon është padyshim veterani Francesco Acerbi, i cili gradualisht është bërë elemen kyç në skuadrën e Inzaghit duke i vjedhur rolin e titullarit De Vrij. Marrëveshja e Interit me Lazion për kartonin e Acerbit është pak e ndërlikuar, por nga ana e tij Interi ka vullnetin e mbrojtësit që të mos kthehet në kryeqytet dhe të vazhdojë të luajë për zikaltërit.

Në Milano janë të destinuar të qëndrojnë edhe Kristjan Asllani me Raoul Bellanova, pavarësisht minutave të pakta në fushë në këtë pjesë të parë të sezonit.

Interi shpenzoi 4 milionë euro për huazimin, 10 milionë për blerjen dhe 2 milionë bonuse për Asllanin, por pas një parasezoni të shkëlqyer, ai tashmë është duke bërë rolin e Brozovic. Inzaghi e adhuron talenin e kombëtares së Shqipërisë, por në një pozicion kaq delikat të fushës, Inzaghi preferon lojtarë me përvojë.

Edhe pse pak minuta në këmbët e tij, askush nga drejtuesit e Interit nuk dëshiron që Asllani të largohet nga ekipi, pasi me ato pak herë që ai ka luajtur, ka treguar se në këmbët e djaloshit nga Elbasani, ka një talent të jashtëzakonshëm./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!