Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Krishtlindje në pranverë”, rikthehen dritat dhe zbukurimet e festave në shenjë shprese

schedule13:42 - 20 Mars, 2020

schedule 13:42 - 20 Mars, 2020

Në mes të një pandemie globale, njerëzit janë duke kërkuar për diçka pozitive në jetët e tyre.

Së fundmi përdoruesit e Twitter po bëjnë thirrje që njerëzit të vendosin përsëri dritat e Krishtlindjeve. Me mbylljen e shkollave, punës, restoranteve dhe anullimin e aktiviteteve të ndryshme, shumë njerëz po ndiejnë efektet e frikshme të Koronavirusit.

Dhe për prindërit me fëmijë në shtëpi të cilët janë shkëputur nga shkolla për një periudhë të pacaktuar, nevoja për një dritë në fund të tunelit është e rëndësishme.

 

Kjo është arsyeja pse një thirrje për të vënë përsëri dritat e Krishtlindjeve është shpërndarë masivisht në internet. Pra, nëse jeni në shtëpi dhe nuk keni asgjë për të bërë, zbukurimi i shtëpisë tuaj është zgjidhja perfekte. Nxirrini dritat dhe zbukurimet e Krishtlindjeve, pasi kështu do të ndizni një atmosferë festash, gëzimi dhe shprese në familjen tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!