Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Krishtlindja në Fier bën bashkë të rinj e të moshuar: Një mënyrë për të qenë bashkë

schedule10:09 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 10:09 - 25 Dhjetor, 2025

Krishtlindjet janë kremtuar në kishat e Fierit ku përqendrimi më i madh i besimtarëve ishte në kishën e Shën Gjergjit në Fier.

Mesha përkatëse për lindjen e Jezu Krishtit nisi rreth orës 10:00 por besimtarët u mblidhen në kishë që në orët e para të paradites së 25 dhjetorit. Përveç besimtarëve praktikantë të fesë ortodokse në këtë Krishtlindje kisha e Shën Gjergjit u frekuentua edhe nga shumë të rinj. Kjo sipas tyre është një festë që i bashkon njerëzit.

Komuniteti ortodoks në Fier është më i madhi.  Bashkëjetesa me komunitetin mysliman është e dukshme edhe në urimet e festave.



Mesha e Krishtlindjes  në kishën e Shën Gjergjit u drejtua nga mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikolla. Pas ceremonisë fetare besimtare dhe qytetarë festojnë Krishtlindjen familjarisht në shtëpi ose në lokalet me ushqim tradicional.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!