Krishtilindje në pandemi, qeveria britanike lejon Babagjyshin që të mos mbajë maskë

schedule11:04 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 11:04 - 1 Dhjetor, 2020

Qeveria Britanike ka vendosur të mos pezullojë Krishtlindjet për fëmijët.

Një zëdhënës i Doëning Street njoftoi se midis masave dhe udhëzime të ndërmarra nga qeveria  në funksion të festave të fundvitit, i përjashtuar do të jetë Santa Claus, i cili nuk do të mbajë maskë.

Të vegjlit do të duhet të qëndrojnë në distancë, për shembull, duke hequr dorë nga magjia e uljes në prehrin e Santa Claus ose prekja e mjekrës së tij ikonike.

Midis rregullave të përpikta të Krishtlindjeve, është dhënë njoftimi gjithashtu që pub-et do të do të jenë të hapura vetëm në zonat e verdha dhe portokalli për sa kohë që do t’u ofrojnë klientëve, përveç birrës edhe  një vezë skoceze: pjesë e traditës britanike.

Qeveria e Boris Johnson ka këmbëngulur vazhdimisht  për nevojën e masave të ashpra që do të jenë në fuqi edhe pas muajit dhjetor.

Ndërsa zëdhënësi i Doëning Street ka refuzuar mundësinë e një bllokimi të tretë mbarëkombëtar në fillim të vitit të ri siç deklaroi Ministri i Jashtëm Dominic Raab dje – a mund të jetë lehtësimi i masave i tepruar për shumicën e njerëzve dhe a do të  shkaktojë një rritje të re të rasteve.

Rregullat dhe kufizimet anti Covid, të vendosura gjithashtu në funksion të lehtësimit të pjesshëm gjatë Krishtlindjeve, do të jetë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshira edhe personazhet publike.

Ky paralajmërim erdhi menjëherë nga zëdhënësi i Doëning Street, pas thyerjes së rregullave nga personazhe publike si: këngëtarja Rita Ora dhe aktori Laurence Fox.

Rita Ora njoftoi se dëshironte të bënte një festë të madhe ditëlindje në një restorant, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve shëndetësore.

Ndërsa aktori dëshironte të ftonte një grup miqsh në shtëpinë e tij për drekë ose darkë. Kryeministri Boris Johnson “tashmë e ka bërë të qartë se rregullat janë për të gjithë në vend dhe se  duhet të respektohen për të zvogëluar përhapjen e virusit”, u përgjigj zëdhënësi, duke shtuar se është e rëndësishme që të gjithë të japin një shembull të mirë në shoqëri por gjithashtu duke kujtuar se i takon policisë të ndërhyjë në rast shkeljeje.

Ndërkohë, qeveria lokale e udhëhequr nga Uellsi – e cila që nga fundi i tetorit kishte miratuar një strategji të ndryshme nga ajo në Angli, me një bllokim të hershëm, por i kufizuar në 2 javë kundrejt 4 vendosi rregulla të reja për shkak të rritjes së numrit të rasteve.

Kështu  qeveria vendosi një orë policore nga ora 18:00 për pub-et, të cilat u lejuan të rihapen vetëm disa ditë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!