Kriptomonedhat, Bozheku: Kemi ligjin që dënon prodhimin e monedhave elektronike false

schedule22:41 - 22 Shkurt, 2024

schedule 22:41 - 22 Shkurt, 2024

Avokatja Enida Bozheku thotë se në Shqipëri, tanimë eksziston ligji që dënon prodhimin e monedhave elektronike false, megjitëse ligji penal duhet rregulluar.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Bozheku u shpreh se bota kriminale tashmë, përdor kriptomonedhat për t’i transferuar në konto të padëshifrueshëm.

Enida Bozheku: Sot në Shqipëri ka një ligj që e rregullon, mund të bëhet i ligjëruar me leje të posaçme që meret nga AMF-ja. Në mënyrë ilegale, nuk kemi ligj në kodin penal që ta dënojë prodhimin e kriptomonedhave si diçka ilegale, pra që hyn në sistem në qarkullim dhe atë që lidhet me pjesën e vlerës valutore. Kriptomonedhat kanë një vlerë burse, tregu. Bëhet në Blackchain, një strukturë e tregut të zi, aty hyhet me disa kode, krijojnë monedhën, e krijojnë virtualisht. Është një treg i tëri i zi, i parregulluar. Në Shqipëri, ka raste që janë dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, jo për prodhimin e monedhave elektronike false, se nuk kishim ligj. Tani, ne kemi ligjin, por nuk kemi ligjin penal që ta rregullojmë. Si bëhet materialisht, ajo bëhet përmes një strukture algoritmesh. Bota kriminale tashmë, përdor kriptomonedhat për t’i transferuar në konto të padëshifrueshëm dhe nuk dënohen.

Ndërsa gazetarja Aida Topalli deklaroi se procesi për prodhimin e kriptomonedhave është tejet i vështirë.

Aida Topalli: Duhet shumë energji elektrike dhe janë disa kompjutera që vihen në punë për të prodhuar këto kriptomonedha. Për pjesën sesi prodhohet, unë kam intervistuar ekspertë IT për këtë gjë, është shumë e vështirë, sigurisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!