Emisioni VETTING/ Nga Anila Dedaj
Afro 3 dekada pas Programit të Pajtimit të parlamentit të parë pluralist, ish të përndjekurit pohojnë se statusi i tyre është fals. Pre e torturave më çnjerëzore, ish të burgosurit e të pushkatuarit që sistemi komunist i cilësoi si terrorist, ende sot nuk kanë marrë pafajësinë e si pasojë as dëmshpërblimin e premtuar.
“Vetting” sjell në vëmendje historinë e Mirush Përmetit, inxhinierit të kënetës Maliqit. Si e ekzekutuan dhe i sekuestruan shtëpinë komunistët për t’ia dhënë Panajota dhe Vasil Konomit. Hezitimi i familjes për ta kthyer vilën tek Përmetajt në demokraci dhe falja e munguar e bijës së tyre Luljeta Bozo.
Drejtori i Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, zbulon skemën e mashtrimit të shtetit për letrat me vlerë. Ai shpjegon zvarritjen e dëmshpërblimit nga qeveritë e majta dhe të djathta, kur sot shumica e ish të burgosurve janë ndarë nga jeta ndërsa e trashëgimtarët janë ende tek kësti i tretë. Edhe 30 vjet të tjera për dëmshpërblimin total, cilat janë konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit?
Historia e 81-vjeçarit Hasan Demiraj nga fshati Begë i Tropojës që u trajtua si rast i veçantë nga Avokati i Popullit. Pa shtëpi e me 14 mijë lekë pension, ish i përndjekuri kërkoi ndihmë nga 18 zyrtarë të lartë për të marrë lekët e burgut, por i thanë të “presë në radhë”.
…………………….
Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, si dhe procesi i kthimit të tokave tek pronarët, kanë qenë në sinkron në mosfunksionimin e tyre. Zvarritja në 3 dekada ka ndikuar edhe opinionin publik, duke krijuar vatra diskutimi, për
Vitet po ikin, dhe shpresat tek familjarët e ish të përndjekurve po zbehen duke mbjellë zhgënjim në procesin e shumëpritur të integrimit të tyre dhe të demokracisë…
Ndërkohë që velloja e harresës dhe e padrejtësisë rrezikon të mbulojë historinë, Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, prej vitit 1997 kur u krijua është rrekur bashkë me institucionet simotra të ndihmojë në procesin e dëmshpërblimit financiar dhe atë moral të ish të përndjekurve politikë. Me një buxhet të limituar vjetor prej 3 milionë lekësh, forcimi i statusit të kësaj kategorie ka qenë prioritar, pa lënë mënjanë kujtesën e dëshmitë.
Prej nisjes së fazës së rehabilitimit në vitin 1991, një nga pikat më vendimtare do të ishte Ligji i 27 korrikut të vitit1993, për “Statusin e ish të përndjekurve”. Kola, tregon se ky ligj ndikoi asokohe në disa sektorë të jetës, veçanërisht sa i përket arsimimit dhe mbështetjes me bursa. Por, zbatimi i tij ishte i vakët në të tjera aspekte jetike si strehimi, e thuajse jofunksional në sigurimin e një vendi pune për këtë kategori.
Programi i Pajtimit Kombëtar që erdhi bashkë me parlamentin e parë pluralist, duket se po ashtu çaloi, në hallka kyçe për integrimin e të dënuarve në diktaturë. Ligji i 30 shtatorit të vitit 1991 , për “Pafajsinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të përndjekurve politikë”, la vakume të mëdha që ndikuan negativisht në jetën e ish të burgosurve. Veçanërisht sa i përket atyre që u përfshinë në dy revoltat më të nxheta siç janë ajo e Qafë Barit dhe e Spaçit. Mos dhënia e amnistisë për disa prej tyre, që diktatura i pat akuzuar për akte terroriste, i privoi më tej në marrjen e dëmshpërblimit dhe lehtësirat e integrimit në shoqëri.
Si jurist, Kola shprehet se këto dy revolta ndodhën për shkak të torturave që ushtroheshin ndaj të burgosurve. Parë rrethanat, sipas tij, zgjidhja vështirë se mund të gjendej përmes shqyrtimit besnik ligjor, por do të kërkonte një qasje më praktike, e mbi të gjitha më humane.
/Abcnews.al