Kriminaliteti i lartë në Buenaventura, peshkopi kolumbian kryen një maksi ekzorcizëm

schedule12:50 - 13 Korrik, 2019

schedule 12:50 - 13 Korrik, 2019

Peshkopi kolumbian Montoja shpreson se duke spërkatur me ujë të shenjtë qytetin – port të Buenaventurës do të arrijë të largojë të keqen nga vendi. Qyteti është kthyer në një pikë të rëndësishme për trafikun e drogës, ku në më pak se një vit janë kryer 51 vrasje.

Një maksi ekzorcizëm nga ajri me përdorimin e një helikopteri që të mund të pastrojë një qytet të tërë port në Kolumbi. Riti është organizuar nga peshkopi Montoja për festën e patronit të shenjtë, pas krimit të disatë të dhunshëm kësaj here ndaj një adoleshenteje. Në më pak se një vit kanë ndodhur 51 vrasje në Buenaventura – qyteti port që është kthyer në nyjen më të rëndësishme të trafikut të drogës

Për peshkopin dhuna është produkt i shpirtrave të ligj që sundojnë në qytet dhe për këtë ai mendon se spërkatja me ujë të shenjtë e qytetit do të heqë të gjithë djajtë që po shkatërrojnë qetësinë e banorëve. Peshkopi në një intervistë radiofonike u shpreh se qyteti duhet të çlirohet nga djalli për të shpëtuar nga e keqja. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!