“Kriminaliteti”/ Gazetarja: Mungon një databazë! Bozheku: Metodologjia e krimeve të dhunshme përmban elemente agresivë, vijnë edhe nga traumat

schedule22:34 - 22 Prill, 2024

schedule 22:34 - 22 Prill, 2024

Gazetarja Anduena Nallbani, në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për kriminalistikën në vendin tonë, duke u ndalur përkatësisht edhe tek krimi në familje , apo krime me motive të dobëta.

“Prokuroria shqiptare heton një krim, por nuk ka një databazë që një ngjarje mund të ketë lidhje me ngjarje të tjera. Pasi janë shumë pak të zbuluara. Mund të kujtoj një ngjarje shumë të rëndë në Shkodër, ku Sadik Kuniqi vret një familje bashkë me një foshnje në djep. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik në Shkodër. Personazhi në fjalë që vdiq më pas me dënimin e tij në burg pas një sëmundje të rëndë, pohonte se e kishte bërë për shkak të zërave që kishte. Kontrolli në banesën e tij gjeti një ditar dhe tregonte që nuk ishte thjesht një vrasës, por mbante shënime për çdo gjë që mendonte ai që dikush ia diktonte”, u shpreh ajo.

Avokatja Enida Bozheku nënvizoi se metodologjia e krimeve të dhunshme nuk është ajo normale, pasi janë krime që vijnë nga faktorë të ndryshëm dhe ajo çfarë vihet re është edhe lloji i agresivitetit që përmban brenda.

“Metedologjia e krimeve të dhunshme nuk është ajo normale, qoftë tek viktima. Mund të jenë krime që vijnë si faktorë seksualë. Element tjetër, përmban brenda një lloj agresiviteti që vjen nga trauma të jetuara në fëmijëri. Zakonisht ekspertët arrijnë t’i analizojnë në trupin e viktimës se çfarë lloj dhunë është përdorur”, tha Bozheku.

Nga ana e saj gazetarja Aida Topalli, në emisionin “360 gradë”, solli në vëmendje disa nga këto ngjarje e rënda kriminale të ndodhura ndër vite në vendin tonë.

“Vitet e fundit është rasti i Klodian Calamanit që vrau një 8-vjeçar dhe e përdhunoi atë. Rastet me të rënda do të rendisja rastin e Ardjan Prrenjasit, të Liljana Mullirit, kemi rastin e Jorgo Zanit që vrau nipin e vet. Kemi edhe rastin e Naum Toshin që vrau dy fëmijët në gjumë”, u shpreh ajo, duke shpjeguar: “

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!