Krimi që tronditi Shqipërinë, flet babai i Merushes: Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por Fatjoni

schedule20:34 - 15 Prill, 2022

schedule 20:34 - 15 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik shqiptar, pasi vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas veten, pasi nuk ishte dakord për martesën e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi Vidhishtë të Roskovecit, ku 61-vjeçari Xhavahir Hoxha vrau me thikë nusen e djalit Merushe Hazizin dhe më pas i dha fund jetës duke u varur në pemë.

Gjatë ditës së premte ka folur dhe babai i së ndjerës, i cili akuzon dhëndrin e tij për vrasjen e së bijës,.

Duke folur për mediat Sadush Hazizi thotë se vajzën e tij nuk e vrau xhevahiri por Fatjoni, i cili la gruan e parë për Merushen.

Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi. Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma vrarë. Fëmijët e Merushes i kam mbajtur dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë”, tha Sadush Hazizi, babai i viktimës.

Ndërkohë që një ditë më parë për mediat foli edhe vjehrra e viktimës Qerime Hoxha, e cila tha se nuk i di arsyet që shtynë bashkëshortin e saj të bënte krimin.

Nuk e donte ai këtu. E gjeti vetëm dhe e vrau. Kur nuk ishte burri ne flisnim me njëra tjetrën. Kur ishte ai mua nuk më lejonte ti flisja”, tha  vjehrra e viktimës, Qerime Hoxha.