Krimi në Paskuqan, deklarimet paraprake: Familja që u qëllua me armë është me origjinë nga Dibra

schedule14:16 - 1 Mars, 2023

schedule 14:16 - 1 Mars, 2023

PASKUQAN- Detaje të tjera mësohen për ngjarjen e rëndë në Paskuqan. Gazetarja Xhensila Kodra, nga vendngjarja, referuar dhe deklarimeve të grupit hetimor thotë se ish-dhëndri është identifikuar për shkak të makinës me të cilën ai është larguar.

Sipas deklarimeve, ai lëvizte me një makinë C-Class të modelit të vjetër.

“Familja që është qëlluar është më orgjinë nga Dibra. Autori i dyshuar Dan Hutra, janë ngritut postoblloqe policie për të arrestuar. Burime policore, në vendngjarje, bëjnë me dije se në momentin që autori ka hyrë brenda banesës së ish-gruas ka qëllur me breshëri dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të vrarë”, raporton gazetarja.

Referuar deklarimeve të fqinjve, ish-çifti i bashkëshortëve mësohet se ka dy fëmijë. Aktualisht policia ka ngritur pika kontrolli për të identifikuar autorin e dyshuar  të kësaj masakre me dy viktima dhe tre të plagosur.

“Kanë qenë të ndarë, dhe prindër të dy fëmijëve dhe këto janë deklarata që Policia ka mundur ti marrë përmes deklaratave të fqinjëve. Duket se kjo ngjarje ka një prapavijë për aq kohë sa autori ka kryer në banesë e ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, çka ngre dyshime se mund të ketë pasur konflikt edhe më parë”, raportoi Kodra.

/abcnews.al