Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Krimi në Korçë/ Prokuroria dërgon në gjyq të miturin për “vrasje”, babain dhe xhaxhain e tij për pengim të së vërtetës

schedule14:52 - 19 Mars, 2026

schedule 14:52 - 19 Mars, 2026

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin e mitur Eneido Guri për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’.

Gjithashtu ka dërguar në gjyq edhe shtetasit E.G., R.G. dhe F.Ç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ngjarja e rëndë ndodhi më më datë 14.08.2025, në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, pasi viktima Eraldo Xhejo ishte konfliktuar fizikisht me një tjetër të mitur, shtetasin Eneido Guri banues në të njëjtin fshat.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit, u konstatua se viktima dhe autori i dyshuar ishin përfshirë në një konflikt fizik, thuhet në njoftimin zyrtar.



Gjithashtu nënvizohet se në video shfaqet qartë se shtetasi Eneido Guri mbante në dorë një thikë, ndjek viktimën mes tavolinave të verandës dhe pas një përleshjeje dhe rrëzimi në tokë, e godet me mjetin prerës, duke i shkaktuar plagën fatale.

Njoftimi i plotë;

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1155/2025, rezultoi se, më datë 14.08.2025, rreth orës 17:30, strukturat e Policisë u njoftuan se në Spitalin Rajonal të Korçës ishte transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore i mituri E.Xh., 15 vjeç, banues në fshatin Zvirinë. Për shkak të plagëve të marra me mjet prerës (thikë) në zonën e kraharorit, i mituri ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore u konstatua se ngjarja kishte ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit “Amar”, në fshatin Pirg, ku viktima ishte konfliktuar fizikisht me një tjetër të mitur, shtetasin E. G., banues në të njëjtin fshat.

Nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit, u konstatua se viktima dhe autori i dyshuar ishin përfshirë në një konflikt fizik. Në video shfaqet qartë se shtetasi E. G. mbante në dorë një thikë, ndjek viktimën mes tavolinave të verandës dhe, pas një përleshjeje dhe rrëzimi në tokë, e godet me mjetin prerës, duke i shkaktuar plagën fatale.

Po kështu, nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, shtetasi E.G., babai i të miturit të akuzuar, rezultoi se pasi ka marrë dijeni për përfshirjen e djalit të tij në konfliktin e ndodhur në fshatin Pirg, nuk ka mbajtur një qëndrim bashkëpunues me organet e drejtësisë, por përkundrazi ka ndërmarrë veprime konkrete që kanë penguar zbulimin e plotë dhe të menjëhershëm të së vërtetës.

Nga analiza e deklarimeve të dëshmitarëve dhe provave filmike rezulton se shtetasi E.G, në bashkëpunim me shtetasin R.G. (vëllai i tij dhe xhaxhai i viktimës) dhe shtetasi F. Ç., si dhe me vetë autorin, ka ndërmarrë veprime aktive të cilat synonin të krijonin një situatë të re faktike, me qëllim devijimin e vëmendjes nga ngjarja kriminale e ndodhur më parë.

Në të njëjtën kohë, rezultoi e provuar se E.G., ka pasur dijeni edhe për fshehjen dhe manipulimin e provës materiale kryesore të krimit, konkretisht thikës së përdorur nga autori. Nga provat rezulton se kjo thikë nuk është sekuestruar në vendngjarje, por është marrë dhe më pas është larë nga vëllai i tij, shtetasi R.G.,

Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 327, pika 6, gërma “b”, si dhe 331 të Kodit të Procedurës

Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkon dërgimin në gjyq të shtetasve:

E.G. për vepran penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt ’parashikuar nga nenet 79/a/ë dhe 291 të Kodit Penal;

E.G. për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar nga neni 301 i Kodit penal;

R.G. për veprat penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, ‘Moskallëzim i krimit’ dhe ‘Përkrahja e autorit në krim’ parashikuar nga nenet 300, 301 dhe 302 të Kodit Penal; dhe

F.Ç. për veprat penale ‘Moskallëzim i krimit’ dhe ‘Përkrahja e autorit në krim’ parashikuar nga nenet 300 dhe 302, pg.2 të Kodit Penal.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!