Krimi në Fier, flet vëllai i viktimës: Motra po hante bukë, sa erdhi nga puna, autori më kërkoi dhe mua për të më vrarë

schedule00:49 - 11 Shtator, 2021

schedule 00:49 - 11 Shtator, 2021

Armando Bengaj, vëllai i Sabrina Bengajt, e cila mbrëmjen e sotme mbeti viktimë pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Elton Meta, ka treguar për gazetarët si ka ndodhur ngjarja.

Ai është shprehur se e motra, kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.

Mamaja e saj i ka kërkuar të largohet por ai ka kërkuar me ngulm të takojë Sabrinën. Pasi e ka qëlluar me armë zjarri, ajo ka ndërruar jetë në vend.

Armando Bengaj thotë se e ka marrë vesh ngjarjen nga e shoqja e cila është edhe shtatzënë, ndërsa shton se autori e ka kërkuar edhe atë për ta vrarë.

Ai tregon se autori ishte liruar prej datës 20 korrik, ndërsa për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, bën fajtorë gjyqtarët për lirimin e tij nga burgu. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!