Krimi makabër në ’97, kërkohet 25 vite burg për Bujo Çamin/ Gazetarët: Ngjarja u zbardh falë dëshmisë së një fëmije asokohe 13 vjeç

schedule21:37 - 11 Nëntor, 2024

schedule 21:37 - 11 Nëntor, 2024

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 25 vite burg për Byniamin Hajro, i njohur si Bujo Çami për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave në vitin 1997, një krim makabër që tronditi vendin. Hajro u ekstradua në 2019-ën nga Gjermania pas shumë vitesh në kërkim për vrasjen e Arjan Avdullai dhe Eduart Pema.

Për këtë çështje po diskutohet këtë të hënë në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit me të ftuar gazetarët Anduena Llabani, Trashëgim Sokolaj, Aida Topalli dhe Dritan Laçi. Ata theksuan se ka qenë dëshmia e të vëllait të njërit prej viktimave, asokohe 13 vjeç, që ka bërë që të hapej çështja.

Sipas gazetares Anduena Llabani, këto vrasje të jenë të lidhura me drogën dhe prostitucionin.

“Në kaq vite, mos harrojmë se mes bandave të Beratit ka pasur më shumë se 300 të vdekur. Dhe të gjithë grupet janë grupe që në atë kohë, publiku nuk mban emra por fenomenin, ngritën në Berat vetëm për shkak të trafikut të prostitucionit dhe se shoh pa gjë zvarritjen e trupave. Ka pasur një arsye, këto janë rrethana dhe fakte të evidentuara nga policia dhe prokuroria në atë kohë. Këto grupe kriminale të vogla, që bënin krime monstruoze drejtonin trafikun e drogërave në Zvicër dhe paratë që vinin këtu nga prostitucioni dhe vajzat që rrëmbenin dhe i çonin për prostituta në këtë shtet dhe hakmarrja e ngjarjes që po flasim ka lidhje për këto veprimtari kriminale.”, u shpreh Llabani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!