“Krimi kërcënon prokurorët”,Dumani: Por ata janë përgatitur të përballojnë

schedule18:59 - 15 Mars, 2024

schedule 18:59 - 15 Mars, 2024

 Në një takim me shoqërinë civile drejtuesi I prokurorisë së posaçme Altin Dumani ka treguar se kohët e fundit eksponentë të krimit të organizuar kanë kërcënuar prokurorë të posaçëm me qëllim që Dumani sqaroi për të pranishmit se asgjë si ndal ata dhe janë të vetëdijshëm për të tilla rrisqe e janë imun ndaj krimit, politikës e çdo ndërhyrje.

“Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi , sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata.”

Dumani foli edhe per pritshtshmerite e SPAK, duke paralajmeruar se nuk do te kursehet askush qe shkel ligjin. Ndërsa nxiti institucionet që të kallëzojmë më shumë në prokurori çdo paligjshmëri.

 “Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty?! Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, dhe abuzimit me prokurorimet.