Krimet në Bucha, Johnson: Asnjë dezinformim i Kremlinit nuk mund ta fshehë të vërtetën

schedule22:01 - 3 Prill, 2022

schedule 22:01 - 3 Prill, 2022

Asnjë sasi e dezinformatave nga Kremlini nuk mund të fshehë të vërtetën për vrasjen e civilëve në Ukrainë, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson.

Imazhet nga qyteti i Bucha që nga tërheqja e forcave ruse kanë treguar shkatërrim të gjerë dhe trupa të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine. Pamje të ngjashme janë shfaqur në qytetin fqinj, Irpin.

Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar që ndonjë civil të jetë dëmtuar nga forcat e saj në Bucha dhe i quajti fotot “një tjetër prodhim i regjimit të Kievit për mediat perëndimore”.

Duke shkruar në Tëitter, kryeministri tha: “Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë edhe më shumë dëshmi se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë.

“Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta, Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë”, përfundoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!