Krimet e Rënda rrezojnë kërkesën për lirim për dy ish-deputetët e PS

schedule17:27 - 11 Janar, 2019

schedule 17:27 - 11 Janar, 2019

Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën për lirim nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Dy ish-deputetët kërkuan zbutje të masës së sigurisë me pretendimin se gjatë dy muajve të fundit nuk është bërë asnjë veprim hetimor në ngarkim të tyre.

Ata nuk ishin prezentë në seancën e së premtës, ku u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës. Ndoka dhe Çuko u arrestuan në 21 tetor 2018 në kuadër operacionit policor “Vol-Vo 4”, për goditjen e katër grupimeve kriminale në 12 qytete të vendit.

Në 15 nëntor të vitit të kaluar Apeli ndryshoi masën “arrest në burg” dhënë më herët për ta, duke i lënë në “arrest shtëpie”.  Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, akuzohet për një aferë korruptive gjatë drejtimit të këtij institucioni, ndërsa për ish-deputetin Ndoka, prokuroria ka ngritur dyshime për 7 vepra penale, mes të cilave “falsifikim dokumentesh”, “shpërdorim i tokës” dhe “grup i strukturuar kriminal”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!