Krimet e Rënda dërgojnë për gjykim dosjen e “Habilajve”

schedule20:17 - 19 Mars, 2019

schedule 20:17 - 19 Mars, 2019

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të kaloj për gjykim dosjen ndaj grupit të “Habilajve”. Në seancën paraprake që u zhvillua këtë të mërkurë, gjykata mori të pandehur Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Në Shqipëri, është vetëm Armend Koçerri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali.

Ata akuzohen për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.  Armando Kocerrin, u arrestua gjatë operacionit në Babicë, ku u sekuestruan 4 tonë kanabis sativa, drogë e cila sipas Prokurorisë dyshohet se ka qenë e grupit krminal të Habilajve. Nga ky grup është vecuar dosja për Ish-ministitn e brendshem Sajmir Tahiri dhe 3 ish-drejtuesit e policsë se Vlorës, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila. Më 21 mars ora 12 do të zhvillohet seanca paraprake për Tahirin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!