Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimet e luftës ne Ukrainë, mbahet një minutë heshtjeje për viktimat në konferencën në Hagë

schedule15:34 - 14 Korrik, 2022

schedule 15:34 - 14 Korrik, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një minutë heshtjeje gjatë një konferencë për krimet e luftës në Hagë, Holandë, vetëm disa orë pasi forcat ruse sulmuan me raketa qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia. shkruan CNN.

“Këtë mëngjes, raketat ruse goditën qytetin tonë të Vinnytsia – një qytet i zakonshëm dhe paqësor. Raketat Kalibr goditën dy ndërtesa civile; janë shkatërruar shtëpi, një qendër mjekësore, rreth 50 makina dhe tramvaje morën flakë. Ky është akti i terrorit rus Tetë raketa, dy prej tyre synonin qendrën e qytetit.

Njëzet njerëz vdiqën në këtë moment, tre fëmijë në mesin e tyre”, tha Zelensky në konferencë.

Në një deklaratë përmbyllëse, Zelensky iu referua takimit të prokurorëve dhe gjyqësorit në Hagë si një akt “shpëtimi” për të drejtën ndërkombëtare.

“Varet nga ju, nga unë, nëse ligji ndërkombëtar do të funksionojë apo jo”, tha Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!