Krim brutal, i riu vret të dashurën në vaskë me acid

schedule15:54 - 31 Janar, 2022

schedule 15:54 - 31 Janar, 2022

Një 20-vjeçare në Sydney të Australisë ka humbur jetën në mënyrë të tmerrshme. E reja u gjet e vdekur në një vaskë plot me acid, në të cilën e kishte vendosur partneri i saj.

Ky i fundit gjithashtu 20 vjeç është arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim, ndërsa fqinjët e çiftit kanë qenë ata që kanë lajmëruar autoritetet.

Sipas mediave vendase, e reja u gjet në një vaskë me “kimikate gërryese” dhe partneri i saj dyshohet se ka rrëfyer se e ka futur aty pas një sherri të ashpër për një skenë xhelozie.

Trupi i vajzës u gjet i deformuar për shkak të acidit. “Vendi i ngjarjes ishte plot me informacione për policinë. Kur arritëm atje, gjetëm kimikate gërryese dhe trupin në vaskë”, tha Jilie Boon, zëdhënëse e policisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!