Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një 62 vjeçar ka varë veten dhe gruan e tij 63 vjeç brenda makinës që ndodheshin të dy.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në makinën e çiftit të bashkëshortëve të parkuar në parkingun e varrezave në Vishkovci.
Trupat e pajetë të bashkëshortëve janë gjetur mesditën e kësaj të enjte. Dyshohet se 62 vjeçari Antun ka vrarë fillimisht gruan e tij më pas veten.
Antun dhe Ana lanë nga dy fëmijë të rritur nga martesat e tyre të para, ato kishin 12 vite që ishin martuar me njëri tjetrin.
Antun jetoi në Zagreb për më shumë se 15 vjet, ku u takua edhe me Anën, një vendase nga Zagorje. Ai me profesion është kuzhinier. Prindërit e tij të ndjerë punuan në polici. /abcnews.al